Bota

Kina kërcënon me sanksione kompanitë amerikane në shitjen e F-16 për Tajvanin

Kina ka bërë të ditur se nëse SHBA-të nuk heqin dorë nga shitja e 66 avionëve luftarakë F-16 me vlerë 8 miliardë dollarë ndaj Tajvanit ajo do të zbatojë sanksione ndaj kompanive amerikane që kanë lidhje me shitjen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang në një deklaratë tha se “SHBA-të duhet të ‘heqin dorë menjëherë‘ nga plani për shitjen e avionëve luftarakë për Tajvanin dhe se duhet të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet ushtarake me qeverinë tajvaneze”.

“Nëse administrata e Washingtonit nuk heq dorë nga vendimi i shitjes në fjalë, është planifikuar zbatimi i sanksioneve ndaj kompanive amerikane të përfshira në shitje”, tha Shuang duke mos dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen e sanksioneve.

Në një deklaratë të bërë nga Agjencia Amerikane e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes thuhet se “Departamenti Amerikan i Shtetit, si pjesë e shitjeve të mundshme ushtarake të huaja në Zyrën Përfaqësuese Ekonomike dhe Kulturore të Taipeit, miratoi shitjen e 66 avionëve të llojit F-16C/D Block 70 dhe pajisjeve të lidhura me këto me një vlerë 8 miliardë dollarë”.

Në deklaratë bëhet e ditur se për miratimin e shtijes në fjalë është njoftuar edhe Kongresi.

Për shkak se mes SHBA-ve dhe Tajvanit nuk ka një marrëdhënie zyrtare diplomatike, Zyra Përfaqësuese Ekonomike dhe Kulturore e Taipeit në Washington përfqëson Tajvanin./AA

Etiketa

OPINIONE