Bota

Kina: Kush nis luftën në gadishullin korean do mbajë pasoja historike

Në një kohë kur mediat kanë raportuar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e saj të gjashtë bërthamor, aleati i saj më i ngushtë Kina ka vlerësuar se situata është mjaft e tensionuar dhe se mund të ketë tensione nga momenti në moment.

Në një prononcim për mediat, Ministri i Jashtëm i Kinës, VVang Yi, u shpreh se Pekini zyrtar është i gatshëm qëtë dialogojë ose të ndërmjetësojë në kuadër të normalizimit të gjëndjes, por shtoi se nëse do të ketë përplasje, prej tyre nuk do të dalë askush i fituar.

“Sa i përket çështjes së gadishullit korean, unë mund të them se në këtë histori nuk fitojnë ata që përdorin fjalë të ashrpra apo godasin me grushte më të forta. Nëse shpërthen luftë, të gjithë do të humbin dhe askush nuk do të fitojë. Përballë kësaj situate, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tërhiqen nga retorikat provokative dhe kërcënuese si dhe të shmangin krijimin e një katastrofe. Kushdo që nis një luftë në gadishullin korean, do të duhet të mbajë përgjegjësi dhe pasojë historike”.

Komentet e Ministrit të Jashtëm, Uang Ji, erdhën në një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez, Zhan Mark Ajrault.

Në bisedën e mëhershme që patën mes tyre, palët diskutuan disa prej çështjeve më të ndjeshme.

Aktualisht, Koreja e Veriut ka bërë të ditura qëllimet për të vijuar me programin e saj për zhvillimin e armëve bërthamore, tendenca që nuk janë pritur mirë me Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, administrata Trump e ka bërë të qartë se është e gatshme të ndërmarrë edhe hapa të njëanshëm në rast se interesat kombëtare amerikane do të vihen në pikëpyetje./ iliriannews

OPINIONE

INTERVISTA