Kina mbyll kalimin kufitar me Mianmarin në mes luftës kundër COVID-19

Kina ka mbyllur një vendkalim kufitar me Mianmarin pas luftimeve në atë vend.

Transmetuesi shtetëror CCTV tha se automjetet, një shkollë dhe ndërtesa të tjera në provincën Yunnan u dëmtuan nga plumbat, zjarri i artilerisë dhe flakët nga një pikë karburanti që shpërtheu në Mianmar.

CCTV raportoi se nuk janë regjistruar vdekje apo plagosje në qytetin kinez Jiegao, por se situata brenda Mianmarit ishte e paqartë.

Grupe të ndryshme rebele etnike të bazuara përgjatë kufirit të të dy vendeve po luftojnë ushtrinë e Mianmarit përderisa kërkojnë autonomi nga qeveria qendrore. Luftimet kanë shkaktuar vdekje të rastësishme në Kinë, kanë nxitur krimin ndërkufitar dhe kanë shkaktuar ikjen e përkohshme të refugjatëve në Kinë, ku shumë ndajnë lidhje etnike, gjuhësore dhe familjare.

Kina ka lidhje të gjata me udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit, të cilët mbajnë mjaft pushtet pavarësisht reformave të fundit demokratike. Presidenti kinez, Xi Jinping, vizitoi Mianmarin në muajin janar, por në Mianmar vazhdon të mbetet aktive një rrymë e ndjenjës anti-kineze.

Ndikimi kinez, veçanërisht në rajonet veriore si Mandalay si dhe pakënaqësia lokale është ushqyer nga një fluks i popullsisë dhe ndonjëherë nga zbatim me duar të rënda të projekteve të mbështetura ng kinezët që drejtojnë ashpër mbi komunitetet lokale.

Për Kinën, Mianmari po ashtu ofron qasje në një rrugë importi të Oqeanit Indian për naftën dhe gazin e Gjirit Persik, si dhe është një urë drejt Azisë Juglindore dhe më gjerë për Nismën e Lidhjes dhe Rrugës së presidentit Xi për të ndërtuar një infrastrukturë që lidh Kinën me Evropën dhe Afrikën.

Ndërkohë, Kina shërben si një aleat për Mianmarin, duke i dhënë asaj një mbulim diplomatik pasi vendi përballet me një ndëshkim të gjerë për çështjet e të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin me muslimanëve Rohingya./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne