Kina me ambasador të ri, i paraqet letrat kredenciale Metës

Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të tyre në fushat me interes reciprok.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shtrirjes në të ardhmen të marrëdhënieve ekomomike, tregëtare e kulturore, mes dy vendeve dhe popujve tanë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne