Kina: Mirëpresim anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të Shanghait

Kina ka njoftuar se në takimin e kësaj jave të OBSH do të shqyrtohet anëtarësimi zyrtar i Iranit në këtë organizate dhe Pekini do t’a mbështesë fuqishëm këtë anëtarësim.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zv/ministri i jashtëm i Kinës të hënën në një intervistë me gazetarë, duke folur në lidhje me pjesëmarrjen e presidentit të Kinës në takimin e kësaj organizate, ka thënë se Irani është një nga anëtarët mbikëqyrës më aktiv në këtë organizatë. Ai ka shtuar se në takimin që do të mbahet në Kazakistan më 7 qershor do të diskutohen çështje të ndryshme në mesin e tyre edhe anëtarësimi i Iranit në këtë organizatë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne