Kina ndalon blerjen e produkteve bujqësore në SHBA

Ministria e Tregtisë e Kinës ka konfirmuar se kompanitë kineze kanë ndaluar blerjen e produkteve bujqësore të SHBA-ve pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me imponimin e tarifave të reja.

Masa vjen pasi Trump kërcënoi me imponimin e 10 për qind të tarifave nga 1 shtatori në importet kineze me vlerë prej 300 miliardë dollarë.

“Kjo është një shkelje serioze e takimit midis krerëve të shteteve të Kinës dhe SHBA-ve”, tha ministria kineze në një njoftim.

Ajo theksoi se “nuk do të përjashtojë” tarifat për mallrat bujqësore të blera së fundmi pas 3 gushtit nga SHBA-të.

Detyrimet e reja të importit prej 10 për qind do të ishin mbi 25 për qind të tarifave që SHBA tashmë ka imponuar në mallrat kineze me vlerë prej 250 miliardë dollarë.

Lufta e vazhdueshme tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës ka dërguar valë tronditëse nëpër tregjet globale pasi një marrëveshje tregtare mbetet e pakapshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne