Kina paralajmëron për luftën amerikane në Kore

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se ishte e nevojshme të parandalohej që situata në gadishullin korean të përshkallëzohej dhe t’i hynte “një rruge pakthim”.

Më parë, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut fajësoi presidentin Donald Trump për përshkallëzimin e tensioneve nëpërmjet zgjerimit të veprimtarive ushtarake. Ai ka kërcënuar Amerikën me sulme bërthamore, pasi President Trump njoftoi dërgimin e një “armate të fuqishme” në rajon.

Ishin gazetat shtetërore koreanoveriore ato që paralajmëruan për një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara nëse vë re ndonjë shenjë agresioni, shkruan “The Independent”.

Ndërkohë aeroplanmbajtësja dhe një grup luftanijesh amerikane po i afrohen Gadishullit Korean, thekson “SYRI.net”.

Presidenti Donald Trump përshkroi grupin ushtarak të kryesuar nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”, si një “armatë e fuqishme” dhe theksoi se pjesë e saj janë edhe nëndetëset.

Pas njoftimi për dërgimin e aeroplanmbajtëses, Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike, shkruan ‘Syri.net’.

Ushtria jonë revolucionare është duke vëzhguar çdo lëvizje të armikut me sytë nga armët tona bërthamore”, ka thënë gazeta shtetërore koreanoveriore.

Presidenti kinez, nga ana tjetër, ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve në Gadishullin Korean, në një bisedë telefonike me zotin Trump.

Syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne