Kina i përgjigjet Amerikës me “vrasësit e qiellit”

Kina deklaroi se ka dërguar avionët e avancuar luftarakë Sukhoi Su-35 për stërvitje në kushtet e “luftimeve reale” në Detin e Kinës Jugore, një shfaqje potenciale e forcës kundër pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në rajonin e diskutueshëm.

Sipas një deklarate me tone të ashpra të publikuar nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës, stërvitja ushtarake ishte një “veprim pragmatik” që synonte përmbushjen e “misionit të saj në epokën e re”. Avionët Su-35 janë quajtur në Kinë “vrasësit e qiellit” për shkak se janë shumë të manovrueshëm, të fuqishëm dhe të pakapshëm nga radarët. Kina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje në nëntor 2015 për dërgimin e 24 avionëve Su-35 në Kinë për një shumë prej dy miliardë dollarësh. Sipas Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, stërvitja e forcave ajrore kineze nisi në përgjigje të “provokimit nga SHBA”, një referencë e dukshme për një incident që ndodhi – më 17 janar, në të cilin destrojeri amerikan USS Hopper u afrua shumë afër një ishulli të Detit të Kinës Jugore që kontestohet midis Kinës dhe Filipineve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne