Kina po përgatitet për “eksodin e madh” të koreanëve të veriut që do i largohen luftës

Kina ka urdhëruar rekrutimin “urgjent” të përkthyesve koreano-kinezë në një qytet afër kufirit të Koresë së Veriut, ndërsa Pekini përgatitet për një dyndje refugjatësh në rast të një sulmi ushtarak amerikan kundër Phenianit.

Një dokument qeveritar kinez i marrë nga Korea Times urdhëron “qytetin e Dandongut për të rekrutuar një numër të papërcaktuar të përkthyesve koreano-kinezë për të punuar në 10 departamente në qytet, duke përfshirë sigurinë kufitare, sigurinë publike, tregtinë, doganat dhe karantinën”.

Dokumenti sugjeron se Pekini është “i gatshëm për një situatë emergjente” që mund të vijë nga një “përplasje e mundshme ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut”, e cila do të shkaktonte një “eksod të madh” të koreanëve veriorë që ikin në Kinë.

Zyrtarët në Dandongut janë vënë gjithashtu në turne nate që nga 25 prilli, në përgatitje për emergjencë.

Kina tashmë është shtëpi për rreth 100,000 dezertorë të Koresë së Veriut, dhe Pekini nuk ka gjasa të mirëpresë një valë të madhe refugjatësh të rinj.

Raportet e mëparshme deklaruan se Kina kishte dërguar 150,000 trupa në kufirin e Koresë së Veriut, edhe pse Pekini e mohon këtë.

Presidenti Donald Tramp ka treguar në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja do e godasë Korenë e Veriut nëse shteti stalinist kryen një provë të gjashtë bërthamore.

Të dielën, Koreja e Veriut kërcënoi se do të fundosë një nëndetëse bërthamore që është vendosur në rajon.

“Në momentin që USS Michigan do të përpiqet të lëvizë pak, ai do të jetë i destinuar të përballet me fatin e mjerë për t’u bërë një fantazmë nënujore, pa qenë në gjendje të arrijë në sipërfaqe”, thuhet në një postim në faqen propagandistike të Koresë së Veriut, Uriminzokkiri.

Japonia gjithashtu është e bindur për të vendosur një bartës helikopteri që është i autorizuar të përdorë armë për të shoqëruar dhe për të mbrojtur një anije furnizimi të Marinës së SHBA-së që shkon drejt Paqësorit, për të furnizuar armatën amerikane të dërguar nga Trampi.

Autorizimi i Tokios për “përdorimin e domosdoshëm të armëve” nga anija është instruksioni i parë i tillë që nga Lufta e Dytë Botërore. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne