Kina: Provokimi i luftës tregëtare nga ShBA është terrorizëm ekonomik

Kina e konsideron sjelljen e ShBA-me me provokimin e luftës tregëtare një aspekt të terrorizmit ekonomik. Situata e krijuar me kompaninë Huawei duket se mbushi kupën e durimit kinez, pas një serie masash të presidentit amerikan Donald Trump që duket se ka zhvendosur luftën e armatosur ndaj armiqve të Lirisë në sektorin ekonomik.
Zv. ministri i Jashtëm kinez, Zhang Hanhui, deklaroi para gazetarëve se Kina nuk e dëshiron një luftë tregëtare por nuk i druhet asaj.

Ky lloj i provokimit të qëllimshëm të konflikteve tregëtare është terrorizëm ekonomik i pastër, vrasje ekonomike, intimidim ekonomik

është shprehur ai.

Efekti i masave të ShBA është ndjerë edhe në bursë ku është regjistruar rënie, ndërkohë që zyrtarët kinezë kanë nisur një fushatë të gjerë për të ngulitur bindjen se nga lufta tregëtare do të goditet ekonomia globale.

Vendosja e tarifave dhe kalimi në një lloj tensioni të tillë me Kinën e relaitivizon marzhin e presionit të ShBA ndaj vendeve të tjera si Irani përderisa praktika e tarifave dhe sanksioneve po krijon gradualisht një lloj realiteti politik global qark Amerikës. E cila po kënaqet me faktin se kontrollon tregëtinë nga e cila duket se nuk është shumë e kënaqur. Thuajse të njëjtën retorikë po ndjek Trump edhe me produktet gjermane, duke provokuar ftohje në marrëdhëniet me Berlinin. /respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne