Kina reagon kundër Samitit G7

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar kundër vlerësimeve që vendet e G7-ës kanë kryer rreth deteve të Kinës lindore dhe jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, në një deklaratë me shkrim ka theksuar “Ne shprehim pakënaqësi të madhe nga deklaratat e bëra nën maskën e të drejtës ndërkombëtar nga vendet e G7-ës rreth deteve të Kinës lindore dhe jugore.”

Duke theksuar se qëndrimi i qeverisë së Kinës është i prerë dhe i qartë për çështjen në fjalë, Lu ka njoftuar se ata kanë dëshirën që problemet ti zgjidhin nëpërmjet negociatave politike dhe dialogut të drejtpërdrejtë.

Ndër të tjera Lu ka theksuar se për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në ujëra konfliktuale ata janë të vendosur të nxisin bashkëpunimin e ndërsjellë me vendet e rajonit si dhe “vendet e G7 të mbajnë premtimin për paanshmëri duke respektuar përpjekjet që kanë treguar vendet e rajonit për të zgjidhur çështjet konfliktuale”.

Më tej ai iu ka bërë thirrje vendeve G7, është shprehur se “Duke mbajtur fjalën e dhënë për të qenë të paanshëm, t’iu jepet fund deklaratave të papërgjegjshme”.

Në deklaratën përfundimtare të publikuar ditën e djeshme nga Samiti i Liderëve të G7-ës e cila u mbajt në Itali me pjesëmarrjen e liderëve të Gjermanisë, SHBA-ve, Britanisë, Japonisë, Francës, Kanadasë dhe liderëve të BE-së ishin vënë në dukje “shqetësimet nga situata rajonale dhe konfliktet mes vendeve për detin e Kinës lindore dhe jugore”.

Qeveria Kineze në detin e Kinës lindore përjeton probleme me Japoninë, ndërsa në detin e Kinës jugore me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë, Brunein dhe Indonezinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne