Kina shpreh mbështetje për Palestinën

Këshilltari shtetëror i Kinës dhe ministri i punëve të jashtme, Vang Yi tha se vendi i tij mbështet fuqimisht çështjen palestineze dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Këshilltari shtetëror i Kinës dhe ministri i punëve të jashtme, Vang Yi deklaroi se vendi i tij mbështet fuqimisht të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Liga Arabe, Ahmed Abu Gayt, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe i cili ndodhet në Kinë, u takua me Këshilltarin Shtetëror dhe ministrin e punëve të jashtme, Vang Yi, për të marrë pjesë në Takimin e 8-të Ministror të Forumit të Bashkëpunimit Arabo-Kinez.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Palestinë, Siri, Libi dhe Jemen, si dhe mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor midis Kinës dhe vendeve arabe.

Vang deklaroi se Kina mbështet fuqishëm çështjen palestineze dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Gjithashtu, ministri kinez vuri në dukje se vendi i tij i kushton rëndësi të madhe sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë Lindjes së Mesme në përgjithësi.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Abu Gayt shprehu vlerësimin për mbështetjen pozitive që Kina u ka dhënë çështjeve prioritare të vendeve arabe, veçanërisht rastit palestinez, në çështjet ndërkombëtare.

Takimi i 8-të Ministror i Forumit të Bashkëpunimit Arabo-Kinez do të fillojë të martën në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne