Kina “thellësisht e shqetësuar” për shitjen e armëve të SHBA-ve në Tajvan

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës shprehu “shqetësim të thellë” për planin e SHBA-ve për të shitur armë në Tajvan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA duhet t’i trajtojë me kujdes çështjet që lidhen me Tajvanin për të parandaluar cenimin e marrëdhënieve dypalëshe, paqen dhe stablitetin në ngushticën e Tajvanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, në një konferencë për media në Pekin.

Sipas mediave të SHBA-ve, Washingtoni po përgatit shitjen e armëve në Tajvan me vlerë mbi 2 miliardë dollarë.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se Tajvani kërkoi nga SHBA-të mbi 100 tanke, mbi 400 raketa anti-tank dhe 250 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Kina nuk e pranon pavarësinë e Tajvanit të vitit 1949 dhe argumenton se kombi i ishullit është krahinë e saj e ndarë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne