Kinë, konkursi ndërkombëtar i zanateve

Është zhvilluar në Chongqing, Kinë, nga datat 25–31 Maj 2019, “Konkursi Ndërkombëtar I Zanateve”, në kuadër të nismës “Një brez një rrugë”.
Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 44 shtete të botës që konkuruan në 17 fusha të ndryshme, midis të cilave edhe Shqipëria. Shqipëria ka konkuruar në fushën e gatimit dhe lidhjes se rrjeteve dhe informacionit. Në fushën e gatimit është prezantuar nga konkurenti Adriano Musta dhe trajneri i tij Olsjon Bilani, te cilët janë nga shkolla “Hoteleri Turizëm” në Tiranë. Në fushën e lidhjes se rrjetit dhe informacionit është prezantuar nga konkurenti Fatjon Mehemti dhe trajnerja e tij Ilda Fishta, të shkollës së mesme profesionale “Herman Gmainer”. Skuadra është plotësuar me drejtuesen Luljeta Dauti, specialiste në Ministrinë e Financave dhe Ekonomise.

Përfaqësia e skuadrës shqiptare në këtë konkurs ka qënë dinjitoze dhe kanë arritur të marrrin medalje inkurajimi në fushën e gatimit, duke u renditur në vend të 8-të nga 17 shtete qe konkuronin në këtë fushë.
Skuadra shqiptare do të kthehet ne Shqipëri edhe me një eksperiencë profesionale dhe personale të jashtëzakonshme dhe me përshtypjet më të mira për organizimin e këtij konkursi, mikpritjen e popullit kinez dhe bukurive natyrore të Kinës.

Shkroi: Nevisa Germenji

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne