Kinë – Provinca veriore Gansu tronditet nga një tërmet 5,7 ballë

Në provincën veriore Gansu të Kinës ka rënë një tërmet me madhësi 5,7 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas njoftimit të Qendrës Kineze të Rrjetit të Tërmeteve tërmeti me magnitudë 5,7 ballë ka goditur qytezën Shiahi të provincës autonome Gannan të Tibetit, e varur nga rajoni Gansu që ndodhet në veri të Kinës.

Tronditjet janë regjistruar 10 km nëntokë dhe deri tani nuk ka ndonjë deklaratë për viktima apo të plagosur./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne