Bota

Kinë – Rritet në 361 numri i viktimave nga koronavirusi

Siç bën të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) përmes një komunikate të shkruar, numri i personave të infektuar ka arritur në 17 mijë e 205, nga të cilët 2 mijë e 296 në gjendje të rëndë.

Përveç kësaj – shtoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës – është rritur në 21 mijë e 558 numri i rasteve të dyshuara me koronavirus, ndërkohë që nën mbikëqyrje janë vendosur 152 mijë e 700 persona.

Kurse numri i të infektuarve jashtë Kinës kontinentale është rritur në gjithsej 33, nga të cilët 15 në Rajonin Administrativ Special të Hong-Kongut (HKSAR), 8 në Rajonin Administrativ Special të Makaut (MSAR) dhe 10 në Tajvan (ROC)./trt

OPINIONE