Kinë – Rritet në 812 numri i viktimave nga koronavirusi

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë bëri me dije të dielën se është rritur në 812 numri i viktimave nga përhapja me shpejtësi e epidemisë në fjalë, e cila tashmë ka një emër të ri: pneumonia e koronavirusit të ri (NCP).

Sipas NHC-së, numri i personave të infektuar ka arritur në 37 mijë e 198, nga të cilët 6 mijë e 188 në gjendje të rëndë; numri i të dyshuarve si të prekur nga virusi është 28 mijë e 942; kurse numri i personave që mbahen në karantinë pasi kanë kontaktuar me njerëz të infektuar, ka shkuar në 188 mijë e 183.

Koronavirusi i tipit të ri u konstatua për herë të parë më datë 12 dhjetor 2019 në qytetin Wuhan të provincës Hubei./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne