Kinezët i hakojnë Universitetin e Durrësit Ksenaela Sotirofskes

Rektorja me origjinë maqedonase e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës Ksenaela Sotirofska së fundmi është afruar shumë me Institutin Konfuci të ambasadës kineze.

Profesorët e këtij universiteti kanë filluar të vizitojnë Kinën dhe Ksenaela Sotirofska e cila njihet për lidhjet e saj me grupin e Fetullah Gulenit tanimë ka filluar të afrohet shumë edhe me Kinën.

Në zhvillimet më të fundit faqja e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës mesa duket është kthyer në kinezërisht. Por pas disa oresh kinezerisht, ish-gylenisti Xhafer Rakipllari mesa duket e ka rikthyer serisht ne gjuhen shqipe universitetin. Duhet ta urojmë rektoren Ksenaela Sotirofska për këtë përpjekje patriotike. / Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne