Kisha katolike i ve taksë rruge shqiptarëve

Kalimi me pagesë në rrugët që të çojnë në zonën turistike të Kepit të Rodonit nga ana e Kishës Françeskane e cila pretendon pronesinë e zonës, ka sjellë reagimin e banorëve të Ishmit. Banorët kryesisht të fshatit Shetaj protestuan, duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës ata shkojnë në punë, në tokat e tyre apo në plazh.

Ata thonë se krahas tarifës hyrëse prej 100 lekë të reja, kisha i detyron ata të paguajnë edhe 200 lekëshin e parkimit. Banorët thanë se i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë, ndërsa kanë dërguar peticione të vazhdueshme institucioneve për heqjen e traut dhe tarifave për banorët. Të penalizuar janë edhe turistët, apo besimtarët të cilët shkojnë në Kishën e Shën Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne