Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë

Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare – Patriarkanës – ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.

Lajmi është shpërndarë nga Sinodi i Shenjtë Kishës Bullgare sipas të cilës në takim është diskutuar situata kanonike e Kishës Maqedoni. Në datën 27 nëntor, Sinodi bullgar vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e Kishës maqedone për të rikonsideruar statusin kanonik të saj, nisur nga fakti se kjo e fundit pranon ta njohë Kishën Bullgare si Kishën nënë.

Skizma mes dy kishave ndodhi në vitin 1967 kur Kisha Orthodhokse Maqedone shpalli Autoqefalinë e vet ndërkohë që Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Autoqefalia e kësaj kishe nuk është njohur nga asnjë kishë lokale apo në rajon, ndërkohë që me marrëdhëniet e reja që janë krijuar mes të dyja vendeve duket se janë hedhur bazat për kapërcimin e një situate absurde.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne