BASHKËAUTORË NË VRASJE
Vatikani, Izraeli, Greqia, Kuvendi i Shqipërisë
Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste
Kisha Ortodokse dhe nisma “Shtet Bektashi”
Akti Vrasës: Ligji 93/2022 “Për dekoratat në RSH”.
Ndrio është Thomas Frashëri ortodoks filogrek frankofon Kancelar i Urdhrave dhe Medaljeve që e pret Papa Leoni bashkë me Ramën
Nga ARTUR SHKURTI
Drejtor “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 10 tetor 2026
O vëllezrë Shqipëtarë!
pa qasuni duke qarë,
dhe mbani zi këtë ditë,
t’ u xbresë nga Zoti dritë.
NAIM FRASHËRI
“Qerbelaja”, 1898
Kishin nëpër breza thika
dhe në supa kordha vartur,
T’i shihje të merrte frika,
ndjeje një zëmrë të mardhur!
Ëngjëlli i-Perëndisë
xbriti me rrobët të zisë!
Po nat’ e shkret’ ishte sterrë!
edhe qielli skëterrë!
në të zi ishinë veshur
ishin vrënjtur, s’ kishin qeshur
qiejtë me lot po qanin,
edhe yjtë zinë mbanin,
hëna ish pshtjellë në rezë
jeta ish e tër e-zezë!
Dielli s’ duket pa gdhirë,
natënë, në errësirë.
Këjo jetë gjumë quhet,
shpirti pas vdekjesë xgjuhet.
Njeriu, q’ ësht i-vërtetë,
s’ vdes kurrë në këtë jetë.
Më sa humbet trëndafili,
er’ e tij edhe bilbili,
aqë edhe njerëzija,
ashtu edhe gjithësija.
Po për ty sot s’ është shkruar
nga Zot’ i-math i-lëvduar.
Pas nesh vjen edhe ti vetë
dhe na gjen në atë jetë.
Po sot vdekja s’ t’ është thënë
për tjatrë koh është lënë.
Nukë shuhet dera jonë,
kemi ndihmës vetë Zonë.
Tani të le urtësinë,
dhe durimn e trimërinë,
udhëzën e Perëndisë
dhe shpëtimn’ e njerëzisë.
Pa të rrish në këmbët t’ ime,
me zëmërë plot durime,
besënë dhe Perëndinë
e të-tërë njerëzinë
mi qafët t’ ënde t’ i lashë
që t’ i shikosh si i pashë.
Kshu tha dhe i dha uratë
djalit t’ urt e jetë gjatë;
i tha ç’ i kishinë thënë,
e i la ç’ i patnë lënë.
E puthi me mallëngjime,
me zëmrë plot hidhërime!
Djalënë kshu e mësojti,
edhe grat i përqafojti.
Pa u tha: “Të mos thërrisni
kuje kurrë të mos nisni,
se ësht e madhe mëkatë
edhe turp të qajnë gratë.
Ësht’ e-mira të duroni,
kështu desh Zoti, të thoni,
po me lot pakëzë qani,
hidhërimnë mos e mbani,
se Zot i-math i-vërtetë
na fali lottë për jetë,
që të qajm’ e të dëfrejmë,
zëmërënë t’ a gënjejmë,
se nga gjithë ç’ na ka dhënë,
as një pa ndihmë s’ ka lënë.
Mos pandehni q’ u le shkretë,
se u le Zotn e vërtetë,
u le vetë Perëndinë!
Nukë shuhet dera jonë,
që ka pushtuarë Zo’në!
Nga neve Zot i vërtetë
s’ e le shkretë këtë jetë;
Bres pas brezi do të vijmë
të shpëtojmë njerëzinë!
Dhe ju pas do të vini,
se për jetë këtu s’ jini.
Po sa gjall me nder të rroni
udhënë mos e harroni;
Me ne kushdo të lëftonjë,
Zot’ i-math dota mundonjë.
Njeriu s’ munt t’ a gënjenjë,
gjithë sa bën do t’ i gjenjë,
po ju njerëzit ti ndjeni,
dhe mirësi t’ u rrëfeni.
Ç’ do të hiqni të mos pshoni
zëmërënë t’ a xgjeroni.
Të-parëtë kshu na thanë,
e këtë besë na lanë.
Kshu tha me zëmrë të-qetë
Zoti trim, burr i-vërtetë,
dhe u ngrit me vrap e dolli
fëmija gjith e përsolli!
E përsolli duke qarë,
popo! për jetë të ndarë!
Qysh të ndahen më të gjallë
e si ta mundinë mallë!
O popo! kulm’ i shtëpisë!
mbret i gjithë njerëzisë!















