Shqiperia

Kishte bërë ndërhyrë në pallatin 6-katësh që u shemb nga tërmeti, kapet pas disa muajsh në arrati pronari i lokalit në Durrës

Pronari i një lokali në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i 26 nëntorit, ka rënë në pranga. 44-vjeçari me inicialet A. T., ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit të kaluar është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tpz

OPINIONE

INTERVISTA