Nga Nafeez Ahmed
Qeverisja e Trampit, i përkufizoi sulmet e tyre si “njëherëshe”, duke shtuar se ajo, nuk po mendonte për ndonjë plan përshkallëzimi. Megjithatë duhet të dimë, se një përshkallëzim zhvillohet me shpejtësi. Ndonëse Rusia, e kishte paralajmëruar Sh.B.A.-në më parë, mbi çështjen e bombardimit, ajo e pezulloi këtë marrëveshje, si pasojë e parandalimit të përplasjeve me Sh.B.A.-në, në hapësirën ajrore siriane.
“Ndërsa ne ende mendojmë, se ne duhet të ndalojmë, që ai të shkatërrojë aeroportet e tij, masakrimin e njerëzve të pafajshëm dhe përdorimin e mundshëm të gazit sarin mbi ta”.
Ishin pikërisht këto fjalët e thëna, nga armiku i përbetuar, i Hillari Klintonit, presidentit amerikan Donald Tramp, vetëm disa orë përpara se ai të jepte urdhrin, e kryerjes së sulmit, mbi bazën ajrore të Sheiratit, në juglindje të qytetit sirian të Himsit, me pesëdhjetëenëntë predha ajrore tomahouk.
Përshkallëzimi
Qeverisja e Trampit, i përkufizoi sulmet e tyre si “njëherëshe”, duke shtuar se ajo, nuk po mendonte për ndonjë plan përshkallëzimi. Megjithatë duhet të dimë, se një përshkallëzim zhvillohet me shpejtësi. Ndonëse Rusia, e kishte paralajmëruar Sh.B.A.-në më parë, mbi çështjen e bombardimit, ajo e pezulloi këtë marrveshje, si pasojë e parandalimit të përplasjeve me Sh.B.A.-në, në hapësirën ajrore siriane.
Qëllimi i qeverisë amerikane, mbi sulmet e kryera në Siri, mund të zbulohet, duke hedhur dritë, mbi prapaskenën e njërit, nga diplomatët më me ndikim, të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, asaj të Henri Kisinxherit. Njëherë e një kohë, Kristofer Hiçënsi akuzonte këtë të fundit, si një nga bashkëpunëtorët e “luftës së mëkateve”, në Amerikën Latine dhe në Azinë juglindore. Megjithatë ish ministri i jashtëm amerikan, tanimë ka dalë sërish në skenë, si këshilltari numër një, i presidentit Donald Tramp, në çështjen e zhvillimit të bisedimeve, të Sh.B.A.-së me Rusinë dhe Kinën.
Henri Kisinxher më parë, ka luajtur rolin, e këshilltarit të fshehtë, të sigurisë kombëtare, i presidentit Xhorxh U. Bush dhe në qeverisjen e Barak Obamës, ai u përfshi drejtpërdrejtë, në zixhirin e dhënies së urdhrave, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë të Sh.B.A.-së. Në të njëjtën kohë, ai i jepte vazhdimisht këshilla, Hillari Klintonit në mandatin e saj të dytë, si një ministre e jashtme.
Ndikimi i tij mbi qeverisjen e Trampit, mund të vihet re dhe tek këshilltari i dytë i sigurisë dhe ish ndihmësi i Donald Trampit, K.T. Mc Farland, i cili ka mbajtur një detyrë, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në vitet 1970, nën kryesinë e Kisinxherit.
Kaosi Si Një Strategji?!
Kryerja e sulmeve të papritura, me predha ajrore tomahouk në Siri, shihet si një shenjë dalluese, e filozofisë së “paparashikueshmërisë”, e një burrë shteti të madh si Kisinxheri, ose përputhja e tyre me Teorinë e Njeriut të Çmendur, të cilën Kisinxher e ka mbrojtur për një kohë të gjatë. Qasja e Kisinxherit, është e ndërtuar mbi “përmbushjen vazhdimisht të qëllimeve të reja” dhe “fuqinë e mendimit mbi kaosin”, në vend të mendimit, të qëndrimit larg, të çështjeve kritike, të këshilluar nga ekspertët e qeverisjes së Sh.B.A-së.
Mënyra e ndryshueshmërisë së qeverisjes së Sh.B.A-së, madje në pamje të jashtme, sjellja e saj “irracionale”, ndaj armiqve dhe kundërshtarëve, mund t’u sigurojë epërsi kësaj qevrisje dhe mund t’i izolojë këta të fundit, vazhdimisht në një kënd, si rrjedhojë e burimit të frikës së rrezikshme të fuqisë amerikane.
Pikërisht për këtë arsye, ministri i jashtëm i Trampit, Reks Tillerson erdhi, në pikën e mbrojtjes, duke kumtuar se “ishin hedhur hapat e duhur”, për rrëzimin nga pushteti të Beshshar Esedit dhe se Sh.B.A.-ja, nuk po mendonte për ndonjë plan tjetër veprimi.
Reks Tillerson citoi: “Unë nuk do të shpalos, në asnjë mënyrë ndonjë ndryshim, ose parashikueshmëri për sa i përket, veprimtarive tona ushtarake në Siri në ditët e sotme, ose për sa i përket politikës, ose qëndimit tonë”.
Duke u mbështetur, në pohimet e lartpëmedura, arrijmë në përfundimin se Sh.B.A.-ja, ka për synim dhënien e një mesazhi, të një sulmi njëherësh, ndaj kundërshtarëve të saj, duke bërë të ditur, se do të vërë në përdorim, fuqinë e saj ushtrake, pa patur frikë nga pasojat e saj. Për më tepër, kjo nuk garanton, as premtimet e dhëna, ndaj Esedit në të shkuarën.
Shndërrimin i Një Kazanit Që Zien
Pikësynimi më i thellë, është pastrimi i fushës, me qëllimin e ndjekjes, së ambicieve strategjike, të qeverisjes së Trampit në Siri. Me anë të këtyre ambicieve, është e mundur që të arrihet, deri tek mendimet e këshilltarëve më të mëdhenj.
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Trampit, Majkëll Flin, përpara se të jepte dorëheqjen si i turpëruar, si pasojë e akuzimeve, në lidhje me mungesën e drejtësisë, mbi çështjen e kontakteve, me ambasadorin rus, ka shkruar një libër me titull: “The Field of Fight” (Fusha e Luftimit) së bashku, me këshilltarin e ri konservator të mbrojtjes Majkëll Ledinin.
Kjo përkthehet, si bërja e ditur haptazi, e gjetjes së një preteksti, për luftën e Irakut në vitin 2003 dhe për mashtrimin e madh, të projektit me titull: “Keku i Verdhë”, i cili kishte të bënte, me kërcënimin e “armëve të shkatërrimit masiv”, që paramendohej se zotëronte Iraku, përfshirjen e Sh.B.A.-së në mënyrë të drejtpërdrejtë, për vite me radhë, në Siri, Irak dhe gjetiu, zhvillimin e fushatës së operacioneve ushtarake, nën udhëheqjen e Xhorxh U. Bushit dhe shpjegimin e vizionit të politikës së jashtme të Majkëll Ledinit, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Vizioni i rajonit të Ledinit, shkrimet e tij që kanë të bëjnë, me pushtimin e Irakut në 2002 dhe i rajonit të Lindjes së Mesme, në “shndërrimin e një kazani që zien”, mund të përmblidhen shurtimisht në këtë mënyrë: “Ne tani për tani, vetëm mund të shpresojmë, në shndërrimin e rajonit në një kazan që zien dhe përshpejtimin e këtij proçesi. Nëse gjendet një rajon, i cili meriton shndërrimin në një kazan që zien, atëherë ky është rajoni i Lindjes së Mesme i ditëve tona”.
Ky lloj vizioni, është në përputhje të plotë, me qeverisjen e Trampit, e cila ka për qëllim, krijimin e kaosit, rikthimin në të njëjtin vend dhe parapëlqimin e ndryshimit të vazhdueshëm të përparësive të saj. Nuk ka dyshim se, një pjesë e rëndësishme e saj, në të njëjtën kohë, mund t’i adresohet dhe hutimit dhe paaftësisë, që mbizotëron në këtë rajon, ndonëse shtojmë se askush, nuk duhet ta nënvlerësojë këtë të vërtetë.
Megjithatë ndërkohë një njeri naiv, mund të vërë re se si një qeveri, e cila merr vendime, duke u mbështetur në themelin e ideologjive kundërshtare, të cilat e vlerësojnë këtë, si përshkallëzimin e kaosit, në një rast strategjik, në shtete si Siria.
Esedi Nuk Mund Të Rrëzohet
Pavarësisht kësaj, synimi final strategjik i sulmeve, me sa duket nuk është, zanafilla e rrëzimit të regjimit te Esedit. Disa njerëz të brendshëm, i kanë mirëpritur sulmet, disa nga grupet që luftojnë përkrah El-Kaides, disa të tjera që luftojnë ashpërsisht, si kundër ISIS-it dhe El-Kaides dhe disa të tjera që kërkojnë, vendosjen e një shteti islam, sipas mënyrës së tyre, në vend të regjimit të Esedit.
Megjithatë këto grupe me të drejtë, vënë theksin se, duke u nisur nga bombardimi i vetëm, njërës nga gjithsej njëzetëgjashtë bazave ajrore të Beshshar Esedit, të shtrira në mbarë vendin, do të ketë shumë pak ndikim. Për të zbuluar se, si qëndron e vërteta, mund t’i adresohemi, bisedimeve të zhvilluara, mes Netanjahut dhe Trampit, vetëm disa javë, para kryerjes së sulmeve, sepse na sjellin disa të dhëna. “Viza e kuqe” e vërtetë e shtetit izraelit, nuk është përdorimi i armëve kimike, por mundësia e zgjatjes, së Iranit dhe Hizbullahut, nëpërmjet regjimit të Esedit, në kufirin siriano-izraelit, në Kodrat e Xheuelanit (Golanit), ose në kufirin siriano-jordanez.
E përditshmja izraelite me titull: “Haaretz” (Liria), e cila është në dijeni të këtyre bisedimeve, shpjegon se Netanjahu, kërkon krijimin e disa “zonave tampon”, në anën e kufirit sirian. Në të njëjtën kohë, plani përmban dhe shkëputjen “de facto”, të Kodrave të Xheuelanit, që i përkasin Sirisë dhe bashkangjitjen e tyre Izraelit.
Pohoj se nuk është aspak rastësi, që një firmë amerikane, e cila është themeluar, mbi firmën izraelite “Genie & Oil” (Xhinni & Nafta), pikërisht në këto çaste, ka nisur kërkimin e naftës në Kodrat e Xheuelanit, duke shfrytëzuar liçencën, e dhënë nga qeveria e Netanjahut. Mes aksionerëve, që kanë të drejtë në bordin drejtues, të kësaj firme, përveç familjes së Trampit, gjendet dhe magnati mediatik çifuti Rupert Mordok, i cili mban lidhje të ngushta marramendëse, me këtë perandori dhe me bordin e saj drejtues.
Loja Me Zjarrin
Ky vizion nuk e sheh përgjigjen tij, tek largimi i Esedit nga detyra e tij, por tek kufizimi i pushtetit të tij të përqendruar, në një truall të vogël sirian dhe tek zvogëlimi i masës së ndihmës së dhënë ndaj tij nga Rusia dhe Irani. Në të njëjtën kohë, regjimi i Donald Trampit, ka për qëllim shfrytëzimin e sulmeve në Siri, si hapin e parë të strategjisë së tij, për të shkaktuar një përçarje mes Rusisë dhe Iranit.
Qeveria e Trampit në një skenë, i dhuron Gadishullin e Krimesë Rusisë, ndërsa në një skenë tjetër, në atë siriane, synon tërheqjen e saj, nga aleanca me Iranin dhe bindjen e Rusisë, në lejimin e zgjerimit të rolit të saj, në një fushë më të gjërë, duke e nënshtruar këtë të fundit në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike, duke i shkuar pas, pikësynimeve gjeopolitike të paditura amerikane në këtë rajon.
Vetëm se përfundimi i kësaj strategjie, nënkupton humbjen e të tëra palëve, në konfliktin sirian dhe do të ruante një gjendje paqëndrueshmërie të përhershme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në njërën anë, kërcënojnë Esedin, me rrëzimin e tij nga pushteti dhe me ndryshimin e regjimit, sulmojnë në një mënyrë përzgjedhëse regjimin, por jo në një mënyrë që do ta rrëzonte atë, ndërsa në anën tjetër vijojnë, mbështetjen e tyre, ndaj një pjesë të grupeve, që kanë lidhje me aleatët e shteteve të Gjirit Pers, një pjesë e tyre dhe me ISIS-in dhe me El-Kaiden, deri tek militantët islamikë, madje deri tek kryengritësit sirianë dhe organizojnë sulme ajrore me predha kundër ISIS-it.
Ndërhyrjet ushtarake amerikane të deritanishme, nuk janë të llojit që të mund, të çojnë në rrëzimin dhe shkatërrimin as të ISIS-it dhe as të Beshshar Esedit. Përkundarzi këto lloj ndërhyrjesh amerikane do ta zgjasin luftën, ndërsa në anën tjetër, orvaten që ta mbajnë luftën nën kontroll. Kjo lloj qasje ështënjë qasje e cila, është e dënuar që të shkatërrojë vetveten.
Problemi qëndron tek “loja me zjarrin”, e cila mbështetet në dështimin e taktikës kisinxheriane. Kjo taktikë është e prirur, që të sjellë të kundërtën, pra në nxjerrjen e veprimeve jashtë kontrollit.
Burimi : M.Ş/ ML