“Klement Balili e nisi i rrethuar nga ministrat, sot e ka kthyer Shqipërinë në korridor të kokainës”

“Ai është një nga kriminelët më të fuqishme në Evropë, dhe kontrollon shumicën e tregtisë evropiane të kokainës, aq sa pak kohë me parë ishte në vendlindjen e tij Shqipëri, nën shoqërinë e ministrave.
Klement Balili, i cili ka marrë pseudonimin famëkeq të një prej bosëve më të mëdhenj të drogës si “Escobari i Ballkanit”, ka shtrirë gjumët e tij të gjakut dhe drogës edhe në Berlin.”

Kështu e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Berliner-kurier” ku theksohet se lufta për pushtetin e drogës, mes mafias shqiptare, ka sjellë jo pak probleme për autoritetet gjermane, raporton “Gazeta Shqiptare”.

Gazeta gjermane i referohet një përplasje të armatosur mes shqiptarëve në  maj të vitit 2017, në një lokal në “Groninger Strasse”  ku u raportuan plot 26 të shtëna me armë, dhe ku dyshohet se autorë të të shtënave janë pjesë e bandës së Balilit.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin në pronësi të një 34-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kosova, por mrekullisht nuk pati asnjë të plagosur.

“Korridori për Droga të Vështira”

Sipas asaj që bën të ditur gazeta gjermane, përplasja e armatosur në fakt ishte një tentativë për vrasje, për shkak të pazareve të drogës. Prokuroria e Berlinit, ka dyshime të forta se kjo ka ndodhur pasi  mungonte një shumë e konsiderueshme parash në pazaret e drogës

“Hetuesit frikësohen se ky është vetëm fillimi i një serie përleshjesh të përgjakshme në një luftë të re të drogës. Për mafian shqiptare, të udhëhequr nga baroni Klement Balili është zbuluar nga hetuesit e Europol se është i vendosur për të zgjeruar më tej supremacinë e tij në tregun evropian të drogës.” Thekson gazeta gjermane “Berliner-kurier” referuar burimeve nga hetimi ndërsa shton se Balili tashmë po e përdor Shqipërinë edhe si korridor për drogërat e rënda:

“Për vite të tëra është Shqipëria me autoritetet e saj të korruptuar dhe një mesatare prej 218 ditësh me diell në vit, është kthyer në prodhuesin numër 1 të marijuanës në Evropë. Por sipas Europol, Shqipëria tani është kthyer edhe një “korridor për drogërat e rëndë”, sidomos kokainë. Dhe duket se pas kësaj është Klement Balili, i cili thuhet se ka kontakte direkte me bosët më të mëdhenj të drogës në Amerikën e Jugut, sipas gjetjeve të DEA-s amerikane”.

Të gjashtë vrasësit janë të heshtur

“E pabesueshme! Edhe pse Balili ishte tashmë në pamjet e Europolit dhe DEA në vitin 2014, ky person u emërua zyrtarisht nga qeveria shqiptare për “Drejtor në Ministrinë e Transportit.” Vetëm kur protestat ndërkombëtare kundër emërimit të tij u bënë gjithnjë e më intensive, njeriu e humbi përsëri punën. Drogat e tij janë ende duke përmbytur Evropën dhe Berlinin.

Deri në çfarë mase Balili ose të paktën personat e tij janë të përfshirë në rendin e përplasjes me armë është ende e paqartë. Për shkak se deri më tani, asnjë prej gjashtë të arrestuarve (të moshës 27 deri në 40 vjeç) përpara gjykatës nuk kanë thënë as edhe një fjalë e vetme.” mbyll artikullin e saj gazeta gjermane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne