Klerikët e shquar muslimanë bëjnë thirrje për ‘kryengritje’ kundër lëvizjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) ka bërë thirrje për një “kryengritje bublike të përgjithshme dhe zyrtare” kundër vendimit të SHBA-së për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem në muajin maj.

Të premten, Uashingtoni njoftoi se do të lëvizë ambasadën e tij më 14 maj, datë që përkon me ditën e themelimit të shteti izraelit i cili u njoh zyrtarisht nga administrata amerikane në vitin 1948.

“Ne bëjmë thirrje për një kryengritje palestineze, arabe dhe islame kundër këtij agresioni amerikan,” tha në një deklaratë të dielën sekretari i përgjithshëm IUMS, Ali al-Qaradaghi.

“Jeruzalemi është kauza e popullit tonë dhe braktisja ose ndryshimi i identitetit të saj do të jetë një turp”, tha ai, duke vazhduar ta përshkruajë lëvizjen e SHBA-së si një “deklaratë lufte kundër myslimanëve dhe një hap për të legjitimuar një okupim të paligjshëm “.

Më 6 dhjetor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zyrtarisht e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar indinjate botërore dhe protesta në të gjithë territoret palestineze.

Jerusalemi mbetet në qendër të konfliktit të gjatë palestinezo-izraelit. Palestinezët shpresojnë që Jeruzalemi Lindor i pushtuar nga Izraeli të shërbejë si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez në të ardhmen.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë luftës së vitit 1967, ndersa në vitin 1980 e aneksoi të gjithë qytetin e Jeruzalemit duke e cilësuar atë si kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandarë. Ky pushtim asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

Ligji ndërkombëtar vazhdon ta shikojë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike si të paligjshme./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne