Kleriku: 30 qershori, pika më e lartë e absurdit shoqëror

Me një shënim në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta thotë se pas 30 qershorit jemi në pikën më të lartë të absurdit shoqëror. Dom Gjergj Meta pohon se Shqipëria po rrezikon të shkojë drejt rendit autokratik, ndërsa shton se Gjykatat me veprimet e tyre, nuk po bëjnë gjë tjetër, por vetëm po legjitimojnë absurdin shoqëror të krijuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qeshorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”-shkruan Dom Gjergj Meta./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne