Kleriku i krishterë i bashkohet grevës së urisë së të burgosurve palestinezë

Një klerik udhëheqës i krishterë në Jeruzalem njoftoi se do të bashkohet të hënën me grevën e urisë, në mbështetje të 1,500 të burgosurve palestinezë, të cilët janë në ditën e 21 të një greve masive urie për kushte më të mira në burgjet izraelite.

Kryepeshkopi ortodoks i Sebastisë, Atallah (Theodosios) Hanna tha të dielën se ai e mbështet përpjekjen e të burgosurve për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet, duke shtuar se kërkesat e tyre janë të justifikuara.

“Palestinezët meritojnë të jetojnë lirshëm në vendin e tyre, qëllimi kryesor është çlirimi i të burgosurve,” tha Hanna.

Greva, e udhëhequr nga udhëheqësi i lartë palestinez Marëan Barghouti, ka nxitur protesta të mëdha në shoqërinë palestineze, dhe komiteti organizues i grevës ka bërë thirrje për një seri protestash në javën e ardhshme, duke përfshirë pastrimin e të gjitha mallrave izraelite nga dyqanet të mërkurën si një akt bojkoti, dhe një grevë të përgjithshme të nesërmen.

Ndërkohë, një grup mjekësh izraelitë u bënë thirrje kolegëve izraelitë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë planet e Izraelit për t’i detyruar të burgosurit palestinezë të ushqehen.

Komiteti i ndjekjes së grevës së urisë paralajmëroi gjithashtu se nëse ndonjë grevist ushqehet me forcë, të gjitha burgjet do të kthehen në zona konfrontimi dhe do të shpërthejnë përplasjet.

Të burgosurit kërkojnë kushte më të mira, duke përfshirë më shumë vizita familjare.

Izraeli mban rreth 6.500 palestinezë me akuza që lidhen me konfliktin izraelito-palestinez. / ©Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress