KLGJ vendos nesër për mbarimin ose jo të mandatit të Dvoranit

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) do të vendosë nesër për mbarimin ose jo të mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, vendosi më 1 maj se gjyqtari Ardian Dvorani do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë.

Exit News argumentoi se ky vendim i Këshillit është në shkelje të Kushtetutës dhe të Ligjit të Statusit.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpejguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinioni i tij pritet t’i dërgohet KLGJ-së nesër gjatë mbledhjes.

Pavarësisht se mandati i Dvoranit ka mbaruar në 2014, dhe ai duhet të ishte gjyqtari i parë i zevendësuar nga reforma në drejtësi, Dvorani vazhdon detyrën./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne