KLP nis sot intervistimin e prokurorëve kandidatë për SPAK

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të nisë intervistimin e 22 prokurorëve kandidatë për në Prokurorinë Speciale, e njohur si SPAK.

Më 5 prill, KLP bëri publike listën e plotë të kandidatëe me 25 emra. Por dy prej tyre, Eugen Beci dhe Shkëlzen Cena nuk kaluan dot procesin e vetingut dhe u shkarkuan, ndërsa Vatë Staka u emërua anëtar i KLP-së më 11 prill.

Nga 22 kandidatët e mbetur, vetëm Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili kanë marrë një vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut. Ndërsa Besnik Muçi dhe Donika Prela po presin ende vendimet nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit pasi Komisionerët Publikë kanë apeluar vendimet e KPK-së për konfirmimet e tyre në detyrë.

Sipas rregulloreve të KLP-së, vetëm prokurorët që tashmë janë konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar nga të dy institucionet e vetingut (KPK dhe KPA) mund të promovohet në SPAK. SPAK do të bëhet funksionale pasi të ketë të paktën 10 prokurorë, të cilët KLP i ka promovuar në SPAK.

Përzgjedhja për intervistimin është bërë sipas rendit alfabetik. Kështu sot do të intervistohen:

Altin Dumani
Anita Jella
Anton Martini
Arben Kraja

Më 9 korrik do të intervistohen:

Behar Dibra (konfirmuar në detyrë)
Besim Hajdarmataj
Besnik Muçi (konfirmuar nga KPK, KP apeloi vendimin në KPA më 11 nëntor 2018)
Doloreza Musabelliu
Donika Prela (konfirmuar nga KPK, KP apeloi vendimin në KPA më 24 prill 2019)

Më 10 korrik do të intervistohen:

Dorina Bejko
Dritan Prençi
Edvin Kondili (konfirmuar me vendim përfundimtar)
Elida Kaçkini
Elizabeta Imeraj

Më 11 korrik do të intervistohen:

Ened Nakuçi (konfirmuar me vendim përfundimtar)
Enkelejda Millonai (e konfirmuar por ende jo me vendim përfundimtar)
Enkeleda Xhengo
Klodian Braho
Manjola Kajana (e konfirmuar por ende jo me vendim përfundimtar)

Më 12 Korrik do të intervistohen:

Ndini Tavani
Maksim Sota
Vladimir Mara (i konfirmuar por ende jo me vendim përfundimtar)

Intervistat janë parashikuar të zgjasin rreth 1 orë për secilin kandidat. Ato do regjistrohen me audio dhe video, ndërsa në faqen zyrtare të KLP-së do të bëhen publike vetëm pjesa e parë e intervistës për secilin kandidat me prezantimin dhe shprehjen e interesit për për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne