Shqiperia

KLSH kallëzon në prokurori 12 zyrtarë të Hipotekës Elbasan, 257 milion lekë dëm shtetit

KLSH ka kallëzuar në prokurori 12 zyrtarë të Hipotekës në Elbasan, pasi akuzohen për disa shkelje. Bëhet fjalë për 7 ish-regjistrues, katër specialistë dhe një ish spcialist të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan.

Ata akuzohen se kanë kryer regjistrime të pasurive në objekte arkeologjike pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 156309 m2, ndryshime zëri kadastral nga liqen, rrugë kullotë në truall për sipërfaqe 27175 m2, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar), pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Elbasan për sipërfaqe 49447 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 257 milion lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.

OPINIONE