Koalicioni amerikan pohon vrasjen e dhjetëra civilëve në lindje të Sirisë

Koalicioni amerikan edhe një herë ka pohuar vrasjen e dhjetëra civilëve gjatë operacioneve të tij në Siri dhe në Irak.

Koalicioni amerikan i ashtuquajtur anti-ISIS, ditën e premte doli me një deklaratë ku pohoi vrasjen e 50 civilëve të tjerë në sulmet e këtij koalicioni në Irak dhe në Siri. Me vrasjen e këtyre 50 civilëve, numri total i personave të pafajshëm të vrarë në operacionet e koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS ka arritur në 735 persona. Ndërkohë sipas institucioneve të pavarura ndërkombëtare, thuhet se numri i civilëve të vrarë nga viti 2014 e deri tani gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS ka kaluar shifrën 3 mijë personave./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne