Koalicioni amerikan pranon vrasjen e civilëve në Siri dhe në Irak

Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i kryesuar nga Amerika, në statistikat e tij mujore njoftoi se 624 civilë janë vranë në sulmet ajrore në Irak dhe Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, në një deklaratë të koalicionit të SHBA, kohët e fundit janë zbuluar 21 raste të reja të viktimave në radhët e civilëve në sulmet ajrore të koalicionit. Ministria e jashtme siriane të enjten tha se Damasku u bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe sekretarit të përgjithshëm të saj që të dënojnë vrasjen e civilëve sirianë gjatë operacioneve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri. Media siriane njoftoi se një grua dhe shtatë fëmijë u vranë në sulm të koalicionit anti-ISIS në qytetin Raka, në veri të vendit. Javën e kaluar ka pasur njoftime për vdekje në radhët e civile në sulmet ajrore të koalicionit në rajonin Dejrul Zur. Statistikat e koalicionit për numrin e civilëve të vrarë në Siri dhe Irak jepen në kohën kur sipas grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut këto shifrat janë akoma më të larta sesa shifrat e shpallura./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne