Koalicioni amerikan vret 6 civilë në Siri

Të paktën gjashtë civilë sirianë janë vrarë kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kreu një seri sulmesh ajrore kundër rajonit lindor të Sirisë, Deir al-Zur.

Burime lokale, duke kërkuar anonimitet, i thanë agjensisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, se koalicioni ushtarak i drejtuar nga SHBA bombardoi ndërtesat rezidenciale në qytetin e al-Xhala, në jug të kryeqytetit provincial të Deir al-Zur, si dhe qytetet e Tajana, el-Zabari, Bokrus dhe Subaikhan. Burimet shtuan se tre fëmijë ishin ndër të vdekurit, duke vënë në dukje se sulmet ajrore gjithashtu shkatërruan një numër shtëpish, prona publike dhe infrastrukturë civile në zonat e sulmuara. Ky krim vjen vetëm një ditë pasi i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se 17 civilë, duke përfshirë pesë fëmijë, u vranë në sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër qytetit verior Raka. Grupi i monitorimit me bazë në Britani shtoi se që nga e hëna, 38 civilë u vranë në sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA në qytetin Raka, bastioni kryesor i ISIS-it në Siri dhe që ndodhet rreth 455 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka kryer sulme ajrore kundër atyre që thuhet se janë objektiva të ISIS brenda Sirisë që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo një mandat i OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne