Koalicioni i drejtuar nga Amerika kryen sulme me fosfor të bardhë në Raka dhe Mosul

Human Rights Watch ka njoftuar se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Amerika në sulmet e fundit në Irak dhe Siri ka përdorur fosfor të bardhë.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, organizata Human Rights Watch ka njoftuar se koalicioni ndërkombëtar në sulmet e fundit në Mosul të Irakut dhe Raka të Sirisë ka përdorur armë të ndaluara sipas të drejtës ndërkombëtare, ku nga këto sulme kanë pësuar qindra civilë irakianë dhe sirianë. Steve Goss, drejtor i sektorit të armatimeve në HRW ka thënë se nuk është e rëndësime se sipas cilës metodë është përdorur fosfori i bardhë, por e rëndësishme është që përdorimi i tij paraqet rrezik për një kohë të gjatë për banorët e Rakas dhe Mosulit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne