Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të godet tanker nafte në Sirinë lindore

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka sulmuar tankerët që mbanin naftë nga një qytet sirian lindor i rrethuar nga terroristë të YPG/PKK në një zonë nën kontrollin e regjimit të Bashar al Assadit, bëjnë të ditur burime lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e hershme të së premtes, forcat e koalicionit sulmuan zonën ku ishte kryer tregtia e naftës midis PKK/YPG dhe regjimit sirian në periferi lindore të Deir ez-Zor me automjete të markës Hummer.

Avionët e koalicionit goditën tre nga tankerët. Sulmi ka lënë katër të vdekur, ndërsa tymi është parë duke u ngritur nga zona.

Koalicioni ende nuk ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne