Koalicioni kundër DEASH-it i shqetësuar nga protestat në Irak

Koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it ka shprehur shqetësime për protestat antiqeveritare në Irak dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionin.

Zëdhënësi i koalicionit, koloneli Myles Caggins, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter me shënimin “deklaratë për protestën” është shprehur se “Koalicioni u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet. Është shqetësuese që ka humbje të jetëve nga civilët dhe forcat e sigurisë irakiane. Ne besojmë që protestat popullore paqësore janë themel i të gjitha demokracive. Nuk ka vend për dhunë”.

Protestat në Irak

Në protestat antiqeveritare që vazhdojnë prej dy ditësh në Irak kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 112 të tjerë si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj protestave të cilat zhvillohen me arsyetimin kundër “korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik”.

Teksa vazhdon ndërhyrja e forcave të sigurisë ndaj protestave kundër qeverisë theksohet se në kryeqytetin Bagdad dhe në disa rajone janë ndërprerë qasjet në internet. Qeveria ka ndërprerë qasjen në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka vënë në alarm të gjitha njësitë e saj për të mbrojtur institucionet publike dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të protestave antiqeveritare.

Është raportuar se forcat e sigurisë kanë përdorur plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur brenda dhe përpara Asamblesë Rajonale Zikar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne