Koalicioni ndërkombëtar e pranon se ka vrarë civilë në Siri dhe Irak

“Koalicioni ndërkombëtar kundër DAESH-it” i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pohuar se në sulmet që ka organizuar në Siri dhe Irak që nga 2014 e këtej kanë humbur jetën të paktën 892 civilë.

Sipas një raporti të publikuar nga vet Koalicioni, në periudhën gusht 2014 – prill 2018 forcat e koalicionit kanë kryer gjithsej 29 mijë e 358 sulme.

Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët – Operacionet e Vendosmërisë së Natyrshme (CJTF-OIR) (Combined Joint Task Force – Operation Inherent Resolve CJTF–OIR) vlerëson se si pasojë e operacioneve që janë kryer që dita e parë e fillimit të misionit e këtej janë vrarë gabimisht të paktën 892 civilë.

Kurse disa burime pretendojnë se numri i civilëve që kanë humbur jetën në operacionet e koalicionit është shumë më i madh se ai i raportuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne