Kreu i opozitës Lulzim Basha takohet sot me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima. Takimi njoftohet nga stafi i ketij të fundit.
Mësohet se Basha e Kokëdhima do të takohen ambientet e Hotel Rogner, ndërsa ftohen mediat të jenë të pranishme.
Që pas heqjes së mandatit të deputetit, Kokëdhima ka krijuar lëvizjen “Zgjidhja” dhe artikulon kritika të ashpra ndaj PS-së dhe kryetarit Edi Rama. Nuk dihet se për çfarë do të bisedohet mes tyre, por në fokus pritet të jetë aktualiteti politik.