Koekzistenca fetare kërkon mirëkuptim dhe referenca afrie, jo ndarjeje

Shkruan: Agim Vuniqi

Kohët e fundit Kosova po lëkundet nga valët e komenteve agresive, deri vone të qeta, që më vonë mund të eskalojnë dhe të dalin jashtë kontrollit, nëse në Kosovë nuk vendoset debati shoqërore dhe demokratik për të gjitha çështjet e hapura.

Edhe më keq paqja dhe toleranca ndërfetare ka filluar të bëhet gangrenoze, ngase “intelektualë” të pacipë po shfrytëzojnë vakuumin e mosfunkcionimit të shtetit të Kosovës dhe po shigjetojnë harmonin fetare me sulme të parreshtura dhe të njëanshme të njërës fe kundër tjetrës, fjalori i tillë deningrues mund të rrezikojë paqen e proklamuar ndërfetare dhe mund të rrezikojë interesat nacionale të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Përfundimisht secili intelektual e ka për detyre të kryej detyrat e shtëpisë në shtëpin e vet, por edhe të bëhet arbitër, jo njëra palë religjioze t’a mësojë palën tjetër se si duhet të sillet.

Fundja nëse dëshirohet që të zbuten dallimet fetare duhet të kërkohen referenca afrie e jo ndarjeje…

Sa kemi krekosje dhe shtrembërime deri në përbuzje për ata që kryejnë ritet fetare islame të fyhen me ofiqe të ndryshme, që kalojnë në histeri, duke përdorur edhe fjalor racist, për të bërë pastrimin etnik-fetar për t’i hedhur ata herë në Afrikë e herë në Azi, është e padurueshëme kjo përpjekje për asgjësimin e kulturës shqiptare islame në Kosovë.

Respekti reciprok dhe i sinqerte eshte i domosdoshem, por ky respekt nuk duhet te kete karakteristikat moniste, por të jetë burimor, duke ia uruar festat njëri tjetrit, jo përqeshjet dhe ofendimet. Pragmatizmi fetar eshte çelsi./ kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne