“Koha nuk pret”, Vasili: Gjendja e rëndë, shpallni gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se situata nga tërmeti është tragjike edhe në Lezhë, ku janë dëmtuar shumë ndërtesa.

Vasili shprehet se qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Perse Qeveria nuk shpall Gjendje e Fatkeqesise Natyrore per Qarkun e Lezhes.(FOTO). Situata ne Qarkun e Lezhes eshte teper e rende.

Eshte i patolerueshem ky neglizhim nga qeveria kur dhjetra banesa jane demtuar e qindra e qindra qytetare jane pa strehe.

Pse i shmanget qeveria pergjegjesive ndaj qytetarevene kete moment kaq te rende,me te rendin qe Shqiperia eshte perballur ndonjehere. Shpallni gjendjen e fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Lezhes,koha nuk pret.

Fotot, qe shihni flasin vete. Te tilla jane me qindra ne terren. Duhen veprime jo fjalime./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne