Kohët moderne dhe ramazani

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Programin po e filloj me një mallkim kinez “jetofsh në kohëra të çuditshme”. Nuk e di saktësisht se çfarë duan të thonë kinezët me këtë, por në një kohë që zotërojmë çdo gjë, kur në shesh qëndron vetmia dhe kriza e mungesës së vlerës brenda të cilave ndodhet njeriu, “kohët e çuditshme” duhet të jenë diçka e tillë.

Njeriu i mjerë modern…

Me të vërtetë që njerëzit e vetmuar të kohërave moderne janë në një gjendje më të mjeruar se gjallesat e tjera. Njeriu modern duke ngritur krye ndaj çdo lloj kufizimi të natyrës, traditës, fesë e vlerave dhe duke iu përshtatur vetëm autoritetit të mendjes, pothuajse ka shpallur hyjninë e tij. Me përpjekjet e tij njeriu vazhdon të jetë në kërkim të pavdekshmërisë, siç janë përpjekjet në lidhje me inteligjencën artificiale. Por krijimi i tij nuk është hyjnor, por i vdekshëm.

Nuk e di nëse në një periudhë tjetër të historisë njeriu modern ka jetuar apo jo skamje brenda begatisë për shkak të dëshirave të tij të panumërta? A ka qenë i vetëm brenda masave? A ka pasur ndonjë periudhë tjetër, kur njeriu modern ka jetuar dëshpërimin ndërkohë që i ka pasur të gjitha mundësitë?

Njeriu modern… rob i shoqërisë konsumatore… Një krijesë që i kthen natyrën, sendet, parimet, vlerat dhe traditat në njëpërdorimshme dhe i konsumon ato…

A nuk mund të kishte një hark kohor që ta shpëtonte njeriun modern nga egoizmi për të konsumuar çdo gjë dhe që ta ndalonte një copë kohe dhe ta sillte ata në vete duke thënë ashtu si në shprehjen e mjeshtrit të letrave, Necip Fazil, i cili thotë: “Ndaloni o ju turma, ky është qorrsokak/ të klithja duke i hapur krahët si gërshërë”. Një traditë, një hark kohor që të jep mundësinë të reflektosh për veten?

Nëse do të pyesnim a ka një traditë të tillë ndër fetë, ideologjitë dhe mënyrave të menduarit, atëherë muaji i ramazanit do të ishte përgjigjja e një pyetjeje të tillë.

Kuptimi i agjërimit

Ajo që do ta shpëtojë njeriun modern nga kjo krizë, ky egoizëm dhe vetmia është që ai të mos jetojë vetëm për veten. Të mos e shndërrojë çdo gjë në një meze për kënaqësisë e vet. Ramazani është një muaj kur njeriu pyet veten për të gjitha ato që ka bërë dhe nuk ka bërë.

Padyshim që tre problemet themelore të njerëzimit të sotëm janë: mungesa e drejtësisë, solidarësisë dhe bashkëjetesës me diversitetet. Muaji i ramazanit është një muaj që mund ti kapërcejë i vetëm të gjitha këto mangësi.

Ajo që mbase dihet më shumë në lidhje me agjërimin është ngrënia ose mosngrënia midis një orari të caktuar. Më shumë, është ndërgjegjësimi për çdo lloj të mire (nimet) kur e privojmë trupin nga të gjitha të mirat.

Një emër tjetër i agjërimit është shpëtimi i njeriut nga robëria e konsumit dhe çlirimi i tij.

Në ramazan nuk agjëron vetëm stomaku, por janë edhe gjuha, mendja, qëndrimet tona që agjërojnë gjithashtu. Muaji i ramazanit është pastrimi i tërë trupit, i çdo grimce të tij nga të këqijat. Para së gjithash ai është një pastrim i zemrës. Është detoksi i shpirtit të njeriut nga kërkesa për të zotëruar vazhdimisht akoma më shumë nga të tjerët. Është kundërhelmi i të mos-kënaqurit në asnjë mënyrë, i pangopësisë ndërkohë që zotëron çdo gjë.

Muaji i solidaritetit dhe paqes…

Ramazani është një muaj solidariteti, bashkimi dhe uniteti përtej gjuhëve, racave, ngjyrave, ideologjive e feve. Mbase është pasqyrimi më estetik i universalitetit islam. Në ftesat e iftarit tradicional, që bëhen në shoqëritë myslimane, në çadrat e iftarit, njeriu nuk pyetet se çfarë është. Nëse do të shprehemi sipas Junus Emresë: “I krijuari shihet me dashuri, pasi është nga krijuesi”.

Mesazhi universal i iftareve dhe përpjekja bashkuese e tregon veten edhe tek shoqëritë myslimane. Shoqëritë myslimane e ndajnë sofrën e iftarit me fqinjët dhe me jomyslimanët. Këto mesazhe universale i respektojnë edhe disa shtete. Çdo vit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambiente shtetërore të disa vendeve Perëndimore organizohen programe iftari.

Gjithashtu ramazani është muaji kur institutet joqeveritare të Turqisë bëjnë më shumë ndihma brenda dhe jashtë vendit dhe i lumturojnë më shumë jetimët, të pastrehët dhe nevojtarët në mbarë botën.

Sigurimi i nevojave për nevojtarët me fitër, sadakat, zeqat dhe dhurime vullnetare nuk është vetëm një veprimtari mirësie dhe vullnetare. Përtej kësaj, ky solidaritet është një kontribut shumë i rëndësishëm në paqen e botës duke penguar hyrjen në rrugën e gabuar të njerëzve si; vjedhje, plaçkitje e terror për shkak të skamjes dhe pamundësive. Sepse dhurimi është themeli i ndihmës dhe të jetuarit në qetësi brenda paqes. Pavarësisht se Turqia nuk është vendi më i pasur në botë, duke u nisur nga të ardhurat vjetore (PBB), është vendi që bën më shumë ndihma në botë dhe nuk kontribuon vetëm për të vetmuarit, por edhe për qetësinë dhe paqen. Edhe statistikat tregojnë se ramazani është muaji ku kryhen më pak krime.

Muaji i kujtimit, bashkimit dhe pajtimit

Ramazani në Turqi duket dhe jetohet shumë. Iftaret, syfyret, teravitë, nata e mirë e Kadrit dhe aktivitetet në lidhje me këtë natë, ftesat, festivalet, daullexhinjtë e syfyrit, bejtet… Të gjitha këto aktivitete janë gjithëpërfshirëse. Aktivitetet e ramazanit nuk margjinalizon të tjerët. Mbase kjo është një nga arsyet që (Turqia) është një nga kombet e rralla në botë pasi ai nuk i veçon të tjetër. Ramazani është një muaj kujtimi, bashkimi dhe pajtimi. Një kujtim i tillë që nuk përfshin vetëm të gjallët, por veçanërisht gjatë ditës së arifesë vizitohen edhe varrezat. Vizita në varreza, u jep mbase më shumë gjëra të gjallëve nga të vdekurve. Siç thotë edhe poeti Sezai Karakoç: “Ramazani na bën të jetojmë një pranverë që ngrihet nga varrezat”. Këto vizita na kujtojnë që jeta në këtë botë është kalimtare dhe na bëjnë që të perceptojmë akoma më mirë qëndrimin tonë ontologjik në univers. Problemet gjigande për të cilat nuk gjejmë zgjidhje, objektet që na duken aq të domosdoshme dhe mijëra gjëra të cilave u rendim nga pas duken aq të zakonshme… Vizitat në varreza përmirësojnë këndvështrimin, qëndrimin tonë sa herë që i realizojmë ato.

Ramazani në të njëjtën kohë është një muaj kur pajtohen të hidhëruarit, kur lihen pas mëritë, është një muaj pajtimi. Është një muaj kur vizitohen fqinjët, të afërmit, miqtë dhe shokët. Takimet për bajram, vizitat e bajramit, kapërcejnë vetminë e njeriut modern, mallin për miqësinë e bashkëbisedimin. Sa lumturi që, sipas statistikave në Turqi, njerëzit i vizitojnë të afërmit gjatë bajramit në nivelin 84%.

Le ta përfundoj programin me një propozim: “Ramazani, që shpëton njeriun modern nga zinxhirët, e bën atë të lirë, që e bën njeriun modern më të ndjeshëm ndaj mjedisit, shoqërisë, krijesave të tjera dhe natyrës dhe me kontributin në qetësinë dhe paqen në botë, është një muaj që duhet të hyjë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ose muaji i ramazanit është kandidati më i përshtatshëm për një çmim që jepet përveç institucioneve ose personave për kontributin e paqes në botë.

Gëzuar Fitër Bajramin…

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne