Kokëdhima zbulon prapaskenën: Në gusht 2015, Rama tentoi të burgoste Metën

sh-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, aktualisht kryetari i partisë “Zgjidhja” ka rrëfyer një episod nga verë-vjeshta e 2015-ës kur u shënua edhe kriza e parë mes aleatëve të koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kokëdhima që në atë kohë ka qenë i afërt me kreun e mazhorancës tregon se Rama kishte për qëllim të ngrinte akuza penale ndaj Metës.

Fevziu: Cila ishte gropa që Rama po ngrinte për Ilir Metën?

Kokëdhima: Unë mendoj se Rama ishte i përfshirë në gushtin e 2015-ës për ta ngarkuar penalisht Ilir Metën. Kështu mendoj.

Fevziu: Ishte i përfshirë, në ç’formë?

Kokëdhima: Kaq mund të them për këtë çështje.

Fevziu: Keni negociuar ju për të ulur tensionet mes tyre në shtator të 2015-ës?

Kokëdhima: Unë kam negociuar në gusht të 2015-ës. Kam bërë punën që duhej bërë.

Më herët, Kokëdhima foli edhe për rolin e tij në bashkimin e të majtës, si dhe koalicionin qeverisës. Ai tha se koalicioni PS-LSI nuk funksionoi, pasi dy liderët kryesore të tij e parcelizuan shtetin për shkak të interesave të tyre personale. Ai tha se ata nuk punuan për të mirën e vendit, por për të privatizuar shtetin dhe parcelizuar administratën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne