Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën: PD-LSI pa anëtarë në KZAZ

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ, që PD dhe LSI mos të kenë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji rrëzoi padinë e opozitës për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.

Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.

PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne