Një nga koleksionet ku ka foto nga Shqipëria e së shkuarës është Koleksioni Fiedler.
Ai përbëhet nga një korpus prej 730 fotografish, 484 fotonegative me ngjyra dhe 246 bardh-e-zi.
Është pjesë e bibliotekës për albanologjinë dhe sllavistikën në Ballkan dhe u gjend në shtëpinë e profesor Wilfried Fiedler në Meißen (Saksoni) i paketuar në 5 kuti druri për filma.
Bëhet fjalë për një fond personal fotografik të tre qëndrimeve të para të Wilfried Fiedler-it në Shqipëri: nëntor-janar 1956-57; maj-gusht 1957 dhe në verë të vitit 1959.
Një burim historik i vlefshëm që na mundëson, që pas më shumë se 50 vjetësh të shohim Shqipërinë rurale në fillimin e përpjekjeve për vendosjen ekomunizmit.