Kolonët çifutë sulmojnë 2 palestinezë

Dy palestinezë në Bregun Perëndimorë janë sulmuar me gurë nga kolonët çifutë.

Në deklaratën e bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës, në rajonin e Qytetit të Vjetër në El-Halil, 2 palestinezë u plagosën si pasojë e gurëve të hedhur nga kolonët çifutë.

Njërit prej palestinezëve i është thyer dora ndërsa tjetri rezulton me fraktura në kokë.

Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se palestinezët pasi u qëlluan me gurë ndaj tyre u hap zjarr edhe me armë.

Në rajonin e Qytetit të Vjetër në El-Halil jetojnë rreth 600 kolonë çifutë dhe ata mbrohen nga 1 500 ushtarë izraelitë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne