Kolonët hebrenj kanë u kanë vënë flakën rreth 30 automjeteve të palestinezëve në Jerusalemin Lindor të okupuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga dëshmitarët okularë, kolonët hebrenj u kanë vënë flakën rreth 30 automjeteve të palestinezëve në kampin e refugjatëve Shafat dhe në rajonin En-Naura në Jerusalemin Lindor.
Përveç kësaj, thuhet që personat në fjalë mbi automjete të kenë shkruar edhe mbishkrime me përmbajtje armiqësore kundrejt arabëve dhe Islamit.
Zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samri, në një deklaratë me shkrim lidhur me rastin, ka thënë se 20 automjeteve të palestinezëve u është vënë zjarri duke qenë të parkuara në rrugën mes kampit të refugjatëve Shafat dhe vendbanimit kolon hebre Ramat Shlomo, ndërsa tetë automjeteve zjarri u është vënë në rajonin En-Naura.
Sipas njoftimit, policia izraelite ka nisur hetim në lidhje me sulmet.