Kolonët hebrenj hynë në Al-Aksa, kryejnë veprime provokuese

Kolonët hebrenj të shoqëruar dhe nën mbrotjen e policisë izraelite hynë në oborrin e Al-Aksas.
Në një deklaratë me shkrim nga Menaxhmenti i Fondacioneve Islamike në Jerusalem thuhet se që nga orët e mëngjesit e deri më tani rreth 200 kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Al-Aksas dhe të njëjtit kanë kryer veprime provokuese.

Nga atje theksojnë se policia izraelite, e cila i kontrollon letërnjoftimet e atyre që vijnë në Al-Aksa për të falur namazin, ka ndaluar zyrtarin e Komisionit të Rindërtimit të Al-Aksas, Raid Zagirin.

Qeveria izraelite përkundër kundërshtimeve të menaxhmentit të Harem-i Sherifit dhe të palestinezëve, që nga viti 2003 e deri më sot po i mbyll sytë ndaj shkeljeve të grupeve të kolonëve izraelite në Al-Alsa.

Çfarë ndodhi gjatë dy javëve të fundit?

Përshkallëzimi i situatës në Al-Aksa ndodhi pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al-Aksa, pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital. Pas dy ditëve, më 16 korrik, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Muslimanët protestuan kundër masave dhe falën namazin para portave të kompleksit, ndërsa hasën në ndërhyrje nga forcat izraelite.

Me vendimin e Këshillit të Sigurisë, më 25 korrik Izraeli hoqi detektorët e metalit, por tha se një sistem i ri i mbikëqyrjes, që përdor “kontrolle të zgjuara” bazuar në teknologjinë e përparuar, do të vihej në vend të tyre.

Autoritetet izraelite në orët e hershme të mëngjesit të së premtes hoqën edhe barrierat e hekurit të vendosura pranë portave të Al-Aksas.

Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit, muslimanët në të njëjtën ditë u mblodhën për të falur namazin e jacisë në Al-Aksa. Fillimisht, policia izraelite nuk hapi disa porta të kompleksit, por pas reagimit intensiv të palestinezëve u hapën të gjitha portat dhe dhjetra mijëra persona filluan të hyjnë në kompleks.

Më pas, policia izraelite filloi të intervenojë ndaj palestinezëve brenda dhe jashtë Al-Aksas me shok bomba dhe plumba gome, si dhe mbylli të gjitha portat përveç Portës Asbat. Mbi njëqind palestinezë u plagosën gjatë këtij intervenimi policor./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne