Kolonët hebrenj hynë në Al-Aksa

Kolonët hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e kompleksit Al-Aksa.
Në një deklaratë për AA zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Jerusalem, Firas Dibs thotë se që nga orët e mëngjesit e deri më tani dhjetëra kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Al-Aksës nga dera Megaribe nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Në anën tjetër, policia izraelite njoftoi se me rastin e Ditës së zisë, “Tisha B’Av” ku përkujtohet shkatërrimi i tempullit të Solomonit, ka rritur masat e sigurisë në Jerusalemin Lindor i cili ndodhet nën pushtim dhe në Qytetin e Vjetër, sidomos pjesa ku ndodhet Al-Aksa-ja.

Qeveria izraelite përkundër kundërshtimeve të Administratës së Harem-i Sherifit dhe të palestinezëve, që nga viti 2003 e deri më sot po i mbyll sytë ndaj shkeljeve të grupeve të kolonëve izraelitë në Al-Aksa./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne