Kolonët hebrenj sulmojnë xhaminë Al-Aksa

Sipas të dhënave të një zyrtari palestinez, një numër i madh i kolonëve hebrenj hynë në Jerusalemin Lindor në xhaminë Al-Aksa për të shënuar festën hebreje Shavuot, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më shumë se 185 kolonë sulmuan kompleksin përmes portës së Al-Mugharb nën mbrojtjen e forcave izraelite”, tha për AA drejtori i xhamisë Al-Aksa Sheik Omar al-Qiswani.

Ai tha se kolonët u përpoqën të kryejnë rituale talmudike pranë Kupolës së Shkëmbit dhe xhamive Al-Qibali.

“Ata u penguan nga rojet e xhamisë”, tha ai.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne