Bota

Kolonët hebrenj sulmuan një xhami në Bregun Perëndimor

Është raportuar se një xhami në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor nën pushtim, i’u është ekspozuar sulmeve të kolonëve hebrenj.

Yusuf Deyriyye, një aktivist palestinez i cili lufton kundër njësive hebraike të banimit, tha se në orët e hershme të mëngjesit, një grup kolonësh hebrenj bastisën qytetin Akraba në jug të Nablusit dhe vunë zjarr në hyrje të xhamisë Sheyh Seade.

Deyriyye i cili deklaroi se kolonët kishin shkruar në muret e xhamisë slogane raciste në gjuhën hebraike, shtoi se me vëmendjen e njerëzve dhe ndërhyrjen e menjëhershme të tyre u pengua djegia e plotë të xhamisë.

Në 39 njësi hebrenje të paligjshme të banimit në rrethinë të Nablusit jetojnë afërsisht 40 mijë kolonë. Kohë pas kohe, kolonët hebrenj kryejnë sulme të ndryshme kundër palestinezëve.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE